Ekonomi Njëra nga kompanitë për shtijën e karburanteve në Skenderaj, që nga 6 marsi është duke u shitur konsumatorëve vetëm deri në 20 litra naftë.

Një kompani e karburanteve kufizon sasinë e shitjes së naftës në 20 litra

Ilustrim
Ilustrim

Sasia e derivateve të naftës, që mund të blihet në tregun e Kosovës, është e kufizuar në disa të pika të shitjes.

Pronari i një kompanie që shet karburante në Skenderaj, ka thënë për Shqip.com se me shumicë nuk mund të shet më shumë se 20 litra.

Madje, këtë vendim e ka marrë që nga dita e shtunë e 6 marsit.

“Mund të them se aktualisht naftën me shumicë po e shesim vetëm deri në 20 litra. Kjo për shkak se pritet të përballemi me mungesë të naftës. Konsumatorët po shihet se kanë panikë dhe po vijnë me marrë në sasi të mëdha”.

Përveç kufizimit, ai tregon se çmimet janë rritur sërish.

“Edhe sot çmimi ka ndryshuar tash është 1.82 centë. Çmimi është i lartë”.

Berjani: Naftë do të ketë por jo me bollëk

Se vendi do të përballet me mungesë të naftës, e konfirmon edhe kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

“Tërë regjioni është në krizë të naftës dhe ka mundësi që javën e ardhshme të ketë zgjidhje, mungesë nuk do të këtë por as me bollëk jo”, tha Berjani për Shqip.com.

Lexo edhe:
Një rrjet i marketeve rrit çmimin e vajit në 2.29 cent, largon furnizimin me shumicë

Aktualisht një litër naftë është duke u shitur për rreth 1.82 euro, ndërkaq benzina deri në 1.67 euro, varësisht nga operatori ekonomik dhe lokacioni.

Me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve nga lëvizjet e mëdha të çmimeve dhe eliminimit të çrregullimeve në treg me naftë dhe derivate të naftës në Kosovë, Qeveria e Kosovës mori vendim që të përcaktohet marzha e fitimit.

Lexo edhe:
Ulja e akcizës dhe TVSH-së për naftën ul direkt buxhetin e shtetit

Sipas këtij vendimi, marzha më e lartë tregtare të jetë deri në 4 për qind të çmimit të shitjes, ndërkaq te shitësit me pakicë marzha më e lartë deri në 6 për qind./SHQIP.com