Ekonomi Në kushtet anonimiteti, menaxherja e marketit ka treguar për Shqip.com se përveç që kanë rritur çmimin e vajit dhe miellit, janë larguar edhe furnizimet me shumicë.

Një rrjet i marketeve rrit çmimin e vajit në 2.29 cent, largon furnizimin me shumicë

Vaji

Një nga rrjetet me të mëdha të marketeve në Kosovë ka rritur çmimin e vajit brenda ditës mbi 39 për qind.

Përveç rritjes së çmimit, kompania ka larguar dhe paketimet e furnizimit me shumicë, ka bërë të ditur për Shqip.com, njëra nga menaxheret në kushte anonimiteti.

Kjo pasi ka mungesë të furnizimit më vaj.

“Vaji është rritur nga 1.65 në 2.29. Është bërë largimi i vajit më shumicë pasi që furnitorët kanë mungesë të vajit. Për shkak që të gjithë qytetarët të keni mundësi të furnizohen njëjte e kemi larguar edhe furnizimin me pako”.

Njëjtë ka ndodhur edhe me miellin, i cili lejohet të blihet vetëm në sasi deri në 25 kilogram.

“Mielli nga 12,50 është rritur në 15,50 si dhe makaronat prej 0.49 në 0.83 cent. Mielli lejohet të blihet vetëm 25 kg”.

Ajo po ashtu ka thënë se ankesat nga qytetarët janë të shumta madje ka pasur raste edhe kur janë share dhe kërcënuar nga qytetarët.

Përveç çmimit të vajit edhe ai i naftës po vazhdon të shtrenjtohet nga dita në ditë në pompat e derivateve në Kosovë.

Kryetari i Shoqatës se Naftëtarëve, Fadil Berjani për Shqip.com ka deklaruar se çmimit parashihet të arrijë deri në 2 euro.

Sipas tij, çmimet aktualisht lëvizin nga 1.55 deri në 1 euro e 68 cent./SHQIP.com