Sport Shqiptar

Niset për ne Pekin edhe grupi i dytë i ekipit olimpik të Kosovës

Grupi i dytë i Komitetit Olimpik të Kosovës

Komiteti Olimpik i Kosovës(KOK) ka bërë të ditur se sot është nisur grupi i dytë i ekipit Olimpik të Kosovës drejt kryeqytetit kinez, ku prej katër deri më 20 shkurt do të mbahen Lojërat Olimpike Dimërore 2022.

Pjesë e grupit janë Sekretari i Përgjithshëm, Besim Aliti, zyrtari ndërlidhës për çështje të Covid-19, Jeton Beqiri, anëtari i Bordit Ekzekutiv, Musa Selimi dhe përgjegjësi për media, Kushtrim Krasniqi.

Kosova përfaqësohet në këto lojëra nga dy skitarët, Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu, të cilët të dielën kanë arritur në Pekin.

Tahiraj garon në katër diciplina e Kryeziu në vetëm një, pëerderisa KOK po ashtu ka bërë të ditur se ata kanë filluar përgatitjet para garës. /Shqip.com