Sport Shqiptar

Skiatorët fillojnë përgatitjet në Pekin

Skiatori Albin Tahiri

Skiatori që i pari do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore në kryeqytetin kinez këtë vit, Albin Tahiri, ka filluar përgatitjet në Qendrën Skitare në Yanqing të Kinës, për t’u ambientuar më kushtet klimatike dhe temperaturat e ulëta, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës(KOK) në Facebook.

KOK-u po ashtu ka njoftuar se shtegu për përgatitje në garën e lëshimit hapet nesër dhe se garuesja tjetër, Kiana Kryeziu fillon përgatitjet nesër për sllallom të madh.

Kosova fillon paraqitjen të dielën me Albin Tahirin në disiplinën ‘Lëshim’ për të vazhduar me Kianën një ditë pas në ‘Sllallom të Madh,’ dhe pastaj Albini vazhdon prapë edhe në tri disiplina të tjera. 

Kosova merr pjesë në këtë garë për herë të parë dhe përfaqësohet nga këta dy garues të vetëm.

Kiana, vetëm 17-vjeçare, ka bërë historinë duke u bërë sportistja e parë femër që do përfaqësojë Kosovën në një Olimpiadë Dimërore. Në anën tjetër, Albini e kishte përfaqësuar Kosovën edhe më herët në Olimpiadën “PyeongChang 2018” në pesë disiplinat e skijimit alpin.

Nga Federata e Skijimit kjo është vlerësuar si një arritje shumë e madhe për federatën dhe vendin përgjithësisht, dhe është pohuar që synimi është që Kosova të futet në 30 vendet më të mira nga gjithsej 90 vendet pjesëmarrëse./SHQIP.com