Rozë

Ngritët aktakuzë ndaj menaxherit të Taynës, dyshohet se goditi me dorezë të revolës një person

Tayna dhe Rinor Hykolli

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzën kundër të pandehurve Rinor Hykolli dhe Sh.Xh., pasi që dyshohet që ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri R.H., më 22 Korrik 2021, rreth orës 00:40 minuta, në diskotekën Stop, në Gjilan, me dashje dhe me përdorimin e dhunës, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L.B., duke e goditur me dorezë të revoles në pjesën e pasme të kokës, e më pas e ka goditur me grushte në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, për të cilat i njëjti ka kërkuar tretman mjekësor.

“ I pandehuri R.H., sipas kërkesës së prokurorisë gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 03 tetor 2021 dhe me rastin e ngritjes së aktakuzës është propozuar që të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit”, thuhet në komunikatë për media.

Menaxheri i Taynes, Rinor Hykolli

Ndërsa, i pandehuri Sh.Xh., me dashje ka ndihmuar në kryerjen e kësaj vepre penale, ashtu që me marrëveshje paraprake me të pandehurin R.H., e thërret të dëmtuarin L.B., duke e dërguar në vendin ku është kryer vepra penale.

Në gusht të këtij viti, Policia e kishte shpallur në kërkim, Rinor Hykollin, për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

Në lidhje më këtë rast Hykolli, kishte thënë së është i angazhuar më koncerte dhe sapo të kthehej në Kosovë do të lajmërohet në polici./SHQIP.com