Art Jetese

Ngërçet e barkut mund të jenë shenjë e këtyre sëmundjeve

Dhimbja e barkut mund të nënkuptojë më shumë se thjesht probleme me zorrët. Kjo dhimbje nuk është vetëm pasojë e problemeve të tretjes si gazrat, refluksi i acidit ose dispepsi.

Këtu janë disa shkaqe të zakonshme, të mundshme të ngërçeve të barkut që mund të kenë nevojë për një ndërhyrje mjekësore.

Tërheqja dhe tendosja e muskujve
Një nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjes së barkut është një muskul i tërhequr ose i tendosur. Duke qenë se muskujt tanë të barkut vihen në punë sa herë që ndërmarrim një aktivitet që kërkon tërheqje, shtytje dhe kapje, dhimbja e barkut është shumë e mundshme.

Intoleranca ushqimore

Kur një person vuan nga intoleranca ushqimore, ai ose ajo ka vështirësi në tretjen e ushqimeve të caktuara, duke çuar në reagime të pakëndshme në trup, një prej të cilave është dhimbje barku.Për më tepër, simptomat përfshijnë fryrje, diarre, skuqje të lëkurës dhe kruajtje, shkruan Living.

Infeksionet e traktit urinar dhe/ose fshikëzës

Infeksionet e traktit urinar janë shumë të zakonshme tek femrat dhe mund të ndodhin edhe te meshkujt. Këto shkaktohen nga bakteret, kryesisht speciet E.coli, që pushtojnë dhe sulmojnë uretrën dhe fshikëzën.

Endometrioza

Gratë me endometriozë mund të përjetojnë gjithashtu siklet të dhimbshme të legenit ose në pjesën e poshtme të barkut. Endometrioza është një çrregullim në të cilin indi që normalisht mbulon brendësinë e mitrës tuaj rritet jashtë mitrës. Simptoma të tjera mund të variojnë nga dismenorrea, e cila është periudha e dhimbshme menstruale, dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale deri te infertiliteti.