Art Jetese

Nga rreziku i infeksioneve vdekjeprurëse, rekomandohet mospërdorimi i lotëve artificial

Nga Qendrat për Parandalimin e Sëmundjeve dhe Kontrollit (CDC) thanë se njerëzit duhet të ndalojnë përdorimin e lotëve artificial sepse mund krijojnë infeksionet rezistente ndaj ilaçeve.

Rekomandimi ka ardhur pasi u raportuan disa raste të ‘humbjes së përhershme të shikimit’ që rezultonte me një infkesion në sy. Një tjetër person vdiq nga një infeksion në gjakë ndërsa, kur u bë testimi, pacientët rezoltuan pozitivisht me një bakter rezistent ndaj shumë ilaçeve.

Që nga 20 janari, 50 njerëz në 11 shtete (Kalifornia, Kolorado, Connecticut, Florida, New Jersey, New Mexico, New York, Nevada, Texas, Utah, dhe Washington) kishin dalë pozitivë për bakterin, të quajtur Pseudomonas aeruginosa, sipas CDC, raporton Insider.

“Shumica” e pacientëve me mostra pozitive i thanë CDC se ata kishin përdorur lot artificial para testimit, dhe marka më e përmendur ishte EzriCare Artificial Tears. CDC tha se mostrat ishin marrë nga pacientët në spitale dhe klinikat ampatite midis majit dhe dhjetorit të vitit që lamë pas.

Pseudomonas aeruginosa, e cila mund të shkaktojë infeksione në gjak, mushkëri, ose plagë, është duke u bërë më e vështirë për t’u trajtuar pasi ajo po evoluon mekanizmat mbrojtëse kundër antibiotikëve, i njohur si rezistenca e antibiotikëve. Bakteret zakonisht përhapen në njerëz në spitale ose mjedise të tjera të kujdesit shëndetësor kur ata janë të ekspozuar ndaj ujit të ndotur ose dheut, ku ai zakonisht jeton.

Lloji i Pseudomonas aeruginosa që u gjet është rezistent ndaj karbapenemit, të cilat janë antibiotikë të fuqishëm që vrasin bakteret që shkaktojnë sëmundje si pneumonia, infeksionet e urinës dhe infeksionet e rënda të lëkurës. Ajo është gjithashtu rezistente ndaj dy antibiotikëve të tjerë të quajtur ceftazidime, të cilat mjekët i përdorin për infeksionet e urinës, meningjitit dhe infeksionet e rrjedhës së gjakut dhe cefepime, të cilat gjithashtu mund të përdoren kundër infeksioneve të urinës.

CDC po heton nëse pikat e syve shkaktuan shpërthimin

Testet laboratorike në disa shishe të hapura me pika syri EzriCare zbuluan një lloj tjetër pseudomonas aeruginosa. Se bakteret po i nënshtrohen testeve të mëtejshme për të konfirmuar nëse përputhet me llojin e epidemisë, tha CDC.

“Testimi i shisheve të pahapura të lotëve artificialë EzriCare po vazhdon,” tha ai.

Ndërkohë, CDC tha se “rekomandon që mjekët dhe pacientët të ndërpresin menjëherë përdorimin e lotëve artificialë EzriCare derisa hetimi epidemiologjik dhe analizat laboratorike të përfundojnë.”

EzriCare tha në një deklaratë më 24 janar se CDC nuk i kishte kërkuar kompanisë të evidentonte nëse ka pasur produkte të dyshimta dhe nuk kishte marrë ndonjë “ankesë të konsumatorit apo njoftime të pafavorshme të ngjarjeve lidhur me hetimin.”

“Me një kujdes të bollshëm, EzriCare rekomandon që gjatë kësaj situate në zhvillim të mos përdorni asnjë pjesë të EzriCare Artificial Tears Lubricant Eye Drops që mund të keni derisa të zbulojmë më shumë detaje rreth çdo shqetësimi të mundshëm për sigurinë,” tha ajo.

/Shqip.com