Rozë

Nga momentet e vështira tek tradhtia – rrëfehet Adrola Dushi

Adrola Dushi

Adrola Dushit nuk i bëhet vonë që të flasë për jetën e saj private.

Ajo një gjë të tillë e ka bërë së fundmi në disa përgjigje në Instagram.

Modelja ka treguar se ka pasur momente në jetë që është ndjerë si gjithçka i është përmbysur.

“Ka patur raste kur jam ndierë që gjithçka u përmbys dhe është ndjesia më e keqe. Por, sigurisht që çdo gjë është kalimtare në jetë. Kur ti del nga ajo “errësirë” e risheh sa e bukur është bota e sa shumë gjëra ke në jetë për t’u ndjerë e bekuar dhe më pas gjithçka merr vlerën e duhur”, tregoi Adrola.

Një tjetër pyetje ishte: Nëse je femër kaq e bukur a ka shance që ta lëndojnë dhe ta tradhtojnë (në çdo kuptim)?

“Nuk është bukuria ajo që na përcakton si njerëz. Gjithsesi nuk besoj se ka rëndësi sa i/e bukur je apo sa fantastik je ti si njeri që të të tradhtojnë apo lëndojnë. Njerëzit bëjnë zgjedhjet e tyre duke u bazuar në mënyrën se si janë ata dhe jo se si është personi që kanë përballë. Kështu që nuk duhet ta merrni personale zgjedhjen e personit që merr vendime të tilla”, u përgjigj Adrola.

Ndryshe, Adrola është duke vazhduar që të merret më modelim dhe reklama të ndryshme./SHQIP.com