Lajme

Arrestohen dy punonjëse për rrahjen e të moshuarës në Pejë

Dy punonjëse e Shtëpisë së Moshuarëve ne Pejë janë arrestuar lidhur me rrahjen e të moshuarës.

Lajmi për SHQIP.com e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për ajonin e Pejës, Veton Elshani.

Elshani tha se lidhur me rastin janë informuar edhe dy prokurorë të shtetit.

“Mund ta konfirmojë se dy vajza janë të arrestuara në lidhje me rastin në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Dy prokurore janë duke qëndruar në stacion dhe po merren më rastin”, tha Elshani.

Në një video të postuar në rrjetin Facebook, nga përdoruesja, Kaltrinë Zeneli, shfaqen pamje të rënda, ku shihet një e moshuar duke u keqtrajtuar fizikisht nga një infermiere e Shtëpisë së të Moshuarve në Pejë.

Në videon e publikuar për një minutë, e moshuara vuan e bërtet nga goditjet në fytyrë që i bëhen në mënyrë të vazhdueshme nga punëtorja që ushtron dhunë sistematike.

Tutje, teksa e moshuara goditet, dhunuesja incizohet nga koleget e saj me mburrje, duke e përkrahur në torturimin që i bëhet të moshuarës.

(VIDEO)Pamje të rënda: Torturohet fizikisht një e moshuar nga infermierja e Shtëpisë së të Moshuarve në Pejë

/Shqip.com