Sport Ndërkombëtar

Neymar i ofrohet Barcelonës për 50 milionë euro

Neymar Jr

Larg ‘shtëpisë’ së tij që nga vitit 2017, braziliani ka shansin të bëjë rikthimin e papritur.

Kjo pasi klubi i tij aktual, PSG, nuk dëshiron ta ketë atë në “Parc des Princes” nga sezoni i ardhshëm.

Madje, vlera që duhet të paguhet për ta liruar atë nga aty, është plot 50 milionë euro, raporton Sport.

Neymar Jr pas rinovimit të kontratës me PSG

30-vjeçari ka nënshkroi kontratën e re para më pas se 12 muajsh, valide deri në vitin 2025.

Megjithatë, dështimet e parisienëve në Ligën e Kampionëve dhe problemet e vazhdueshme që lojtari ka me tifozët, konsiderohen si dëmtim i brendit dhe imazhit të vetë klubit.

Për një lojtar që u desh të paguhej klauzola prej 222 milionë eurove vetëm para pesë viteve, një rënie kaq drastike në formë qoftë në fushë qoftë jashtë saj, meriton disi epitetin e dështimit.

Lexo edhe:
Xavi: Jemi në bisedime me Lewandowskin

Barcelona nga ana tjetër, që po mundohet të sigurojë Robert Lewandowskin nga Bayern Munich, do të duhet të gjejnë zgjidhje ekonimike e financiare për t’i shtuar skuadrës edhe një yll tjetër.

Çmimi i të dyve arrin në 100 milionë, dhe blaugrana po mundohet të stabilizojë situatën përmes shitjes së aksioneve të të drejtave televizive, shitjes së produkteve dhe ndërrimin e emrit të sdadiumit.

Neymar me trofeun e Ligës së Kampionëve, FC Barcelona

Përndryshe, Neymar Jr arriti kuotën e 13 golave dhe gjashtë asistimeve në 22 paraqitje për Parisin në Ligue 1 përgjatë edicionit që lamë pas. /Shqip.com