Sport Ndërkombëtar

Xavi: Jemi në bisedime me Lewandowskin

Robert Lewandowski

Trajneri i Barcelonës, Xavi, e ka konfirmuar se klubi është në bisedime për të nënshkruar me Robert Lewandowski.

Sulmuesi ka konfirmuar se dëshiron të largohet nga Bayern Munich këtë sezon dhe Barça është favorit për nënshkrimin e tij.

Xavi thotë se ka pasur kontakte mes lojtarit dhe klubit nga “Camp Nou”, por paralajmëroi se nuk do të jetë e lehtë nënshkrimi për Barçën.

“Është një mundësi që ai mund të vijë, po. Ai e ka thënë edhe publikisht. Ka negociata, por nuk do të jetë e lehtë, ai ka një kontratë njëvjeçare me Bayernin”, tha ai.

Xavi u pyet nëse Barça ishte jashtë garës për të nënshkruar me Kylian Mbappe dhe Erling Haaland sepse nuk mund t’i përballonin ato.

Xavi Hernandez

“Ashtu është. Situata ekonomike është kjo që është. Ne nuk jemi në ofertën e Haaland apo Mbappe, por është ajo që kemi trashëguar. Nuk duhet të shikojmë prapa, por përpara”.

Kontrata e Lewandowskit me Bayern skadon në verën e vitit 2023 dhe ai konfirmoi javën e kaluar se nuk do të rinovojë marrëveshjen e tij .

Megjithatë, presidenti i Bayernit, Herbert Hainer, ka insistuar se klubi nuk do ta lërë të largohet këtë verë dhe se do t’i duhet të kalojë sezonin 2022-2023 me skuadrën bavareze.

Barça nuk është skuadra e vetme në garë për të nënshkruar me 33-vjeçarin polak.

GOAL raportoi të hënën se Chelsea është në kuadër pasi po monitoron situatën e tij./Shqip.com