Lajme

Nesër organizohet protestë kundër deklaratave të Kurtit për Olivier Ivanoviq

Të hënën e 23 janarit, fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së, do të protestojnë para Qeverisë kundër deklaratave të kryeministrit Kurti, mbi figurën e ish-politikanit serb të vrarë, Oliver Ivanoviq.

Ndërsa konfirmimin për pjesëmarrje në këtë protestë të paralajmëruar, e ka dhënë edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku.

Kjo protestë është përkrahur edhe nga ana e kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj.

Lexo edhe:
Kurti përkujton Oliver Ivanoviqin, autorët të dalin para drejtësisë

Kujtojmë se, në 5 vjetorin e vdekjes së Ivanoviqit, kryeministri Kurti përmes një video të publikuar e kishte ngritur figurën e politikanit serb.

Kjo nuk ishte pritur mirë në Kosovë dhe në shumicën e rasteve, Kurtit i është kërkuar të kërkojë falje.

Protesta nis nga ora 12:00.

/Shqip.com