OP-ED Kolumne

Nëse flitet, zëri nuk shuhet!

Artan Kajtazi
Artan Kajtazi

Publikuar:

Ushtarët me uniformë zakonisht dukën bukur. Shkëlqejnë! Kjo mund të duket në shikim të parë një gjë e parëndësishme, por është gjeja e parë (e mjaftueshme) kur shfaqet historia për një vend. Aty lindë shpresa! E them bindshëm, mund të ketë qenë gjëja më e bukur që kam parë ndonjëherë.

Pritjet për t’i parë kanë qenë të gjata! Shekullore! Portretizimet janë bërë në forma të ndryshme: të “ngrohtë për ne”, të “rrezikshëm për armikun”. Thjeshtë e arsyeshme! Bindëse! Kuptimplote!

Gjithkush humb diçka për një qëllim! Ushtarët humbin çdo gjë, për të vetmin qëllim! Plagët për ta janë art i së mirës, janë fytyrë e së tashmes, janë fytyrë e së ardhmes! Kjo na bënë tepër përshtypje dhe është mbresëlënëse.

Në këtë kontekst, imazhi i tyre është një lloj shenjtërie, është shpirti i kohës së tyre dhe i kohës pas tyre. Është imazh përçues. Ata janë këtu (mes nesh) të paharrueshëm! Asnjëherë!

Megjithatë, ata përpiqen të bëjnë botën më të mirë, nga ata “pak të këqij”! Në fund të fundit, besimi tek e mira, e zvogëlon “tuten”! Besimi tek ata është besimi tek vetvetja! Pra, besimi tek e mira është besimi tek e ardhmja! Është besim në kohë!

Një këmbë e zezë kurrë nuk mund ta rrënojë një identitet! Nuk mund ta mjegullojë një hapësirë! Përkundrazi, primitivizmi “për të pushtuar të tjerët” është një moçal! Në fund të fundit (ata) ngecin brenda një ligatine. E, sigurisht, karakterizimeve të tilla amullia, nuk i vije era gjë tjetër, veçse moçal.

Historia nuk gjunjëzohet, as nuk mbërthehet brenda një valixheje të një gazetari të vyer. Është interesante rrjedha e “poshtërimit” si kthehet në kuptimplotë! Arsyeja është thelbësore! Ushtari “nuk fol” ai vepron për “të mirën” e përgjithshme! Nga një figurë e “rraskapitur” portretizohet në një fytyrë të “buzëqeshur”! Sa kaq, buzëqeshja merr formë të ndritshme! Diellore!

Më mirë se sytë nuk tregon asgjë! Të mësosh të lexosh sytë, lexon një ushtri të tërë! Dinjiteti i ushtarit përmendët edhe në “ide të kohës”. Argumentimi shpeshherë përballet me historinë! Padyshim, argumentimi “mbijeton”! Sot, nesër dhe gjithnjë!

E, ajo çka donë njeriu nuk është diçka e paarritshme, nuk është diçka e re, e as e vjetër, është e thjeshtë dhe e bukur: Liria!

Andaj, detyra e secilit ushtarë është të formësojë frymën e lirisë së tij dhe tjerëve për rreth tij!

Filozofi i njohur francez, Jean-Paul Sartre, shumë kohë më parë, ka shkruar: Çlirimi kishte qenë një “kohë dehjeje dhe gëzimi”.

Në të vërtetë, ushtari kur merr vijën e frontit “dehet nga gëzimi” dhe nga “ankthi i përgjegjësisë”! Ai sheh vetëm dritën e hënës! Dritë që të shpije kah e ardhmja! Është fisnikëri! Është sjellje bujarie! Është moral!

Momentet e ushtarit janë skenë që “luhen në teatër”. Janë shpërfaqje e rezistencës ndaj të keqes, janë drejtim i duhur i historisë, janë kuptimi i vetë historisë!

Nëse pyesim, a do të ishim “bërë” pa ushtri? Kjo tingëllon e “tmerrshme”, por mund ta them fuqishëm: çdo gjë tjetër do të ishim, veçse fakt jo!

Në rastin e ushtarit, kurrë mos e provoni mohimin! Kurrë mos e provokoni “ultësinë e tyre”! Lartësia e tonit të zërit gjatë betimit thotë shumë! Është çasti i veprimit të tyre! Është mënyra e guximit! Është forca e natyrës! Është shërbim!

Në këtë kuptim, ata ndërtuan dinjitet, ata janë admirues, ata mbollën farën në tokën hi. Se fundmi, ata janë momenti i duhur i historisë, ata janë vetë historia!

/Shqip.com