Lajme

Në mars pritet të nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale synon që gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi të nis më 1 mars.

Gjatë konferencës përgatitore për gjykim, në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, prokurori Mattheë Hoëling ka thënë se do t’iu duhen pak më shumë se 700 orë për  të paraqitur çështjen e tyre.

Këtë e tha, pasi u pyet nga gjykatësi Charles L Smith II, i cili paraprakisht tha se gjykata do të bëjë shkurtime nëse ka nevojë për të respektuar të drejtën e të akuzuarve sa i përket kohëzgjatjes së gjykimit.

Ai kërkoi që prokuroria të tregojë numrin e dëshmitarëve që duan të thërrasin dhe se më parë kanë dhënë një listë prej 323 dëshmitarëve dhe kërkoi të informohet nëse mendojnë të thërrasin të gjithë.

Derisa, avokati i Thaçit, Gregory Kehoe, tha se për përgjigje për 12 dëshmitarët e parë beson se do t’iu duhen dy javë kohë.

Lexo edhe:
Nis seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ata paraqiten në sallën e gjykimit

Prokurori deklaroi se lidhur me dëshmitarët që kanë vdekur dhe ata që nuk janë të disponueshëm janë duke përgatitur kërkesë dhe se të paktën për gjysmën prej tyre do të dorëzojnë kërkesën brenda datës së caktuar, raporton Betimi për Drejtësi.

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar nga trupi gjykues që t’i vazhdohet masa e paraburgimit Rexhep Selimit, dhe Jakup Krasniqit.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

/Shqip.com