Lajme

Nis seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ata paraqiten në sallën e gjykimit

Sot po mbahet konferenca përgatitore e gjykimit për rastin e krerëve të UÇK-së.

Në sallën e gjykimit janë paraqitur edhe fizikisht ish-krerët e UÇK-së.

Jakup Krasniqi

Në këtë seancë pritet të diskutohen të gjitha detajet për ta nisur sa më shpejtë procesin gjyqësor i cili duket se do të nisë në muajin mars.


Kadri Veseli

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar nga trupi gjykues që t’i vazhdohet masa e paraburgimit Rexhep Selimit, dhe Jakup Krasniqit.


Hashim Thaçi- Rexhep Selimi

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

/Shqip.com