Rozë

Dasmë në fundjavë, ish- banori i “BBV” i drejtohet altarit

Fituesi i këtij edicioni të Big Brother Vip, Iliri Shaqiri do të bëjë dasmë.

Ai dhe partnerja e tij do t’i drejtohen altarit këtë të shtunë. Sipas burimeve të “Vip Magazine”, thuhet se Iliri dhe Emanuela kanë zgjedhur një restorant në bregdet të Durrësit për ta organizuar ceremoninë.

Ndërkohë mësohet se pjesë e gëzimit të tyre do të jenë më shumë se 100 të ftuar.

Kujtojmë, se Iliri kohë më parë ishte deklaruar se nuk kishte zhvilluar dasmë, por vetëm një ceremoni martesore në bashki në Itali dhe një darkë private me 14 persona.

Iliri dhe Emanuela janë prindër të një vajze e cila merret me muzikë./Shqip.com