Rozë

Në ditëlindjen e 22-të, Don Xhoni bëhet me vilë të re

Reperi, Don Xhoni,

Don Xhoni sot feston ditëlindjen e 22-të.

Ai këtë ditëlindje është duke e festuar ndryshe pasi ai ka bërë një blerje të re që është e kushtueshme.

Reperi nga Drenica ka treguar që ka blerë një vilë.

“Dhuratë vetes për ditëlindje. Vilë në pandemi”, ka thënë në përshkrim të një fotografie të shpërndarë në InstaStory.

Ndryshe, ai ka disa ditë që është ndarë nga modelja ruse, Ariana Lirey.

Kjo ndarje ka ardhur pasi dyshja javë më parë kanë konfirmuar lidhjen nga Dubai dhe kishin deklaruar se janë të dashuruar njëri me tjëtrin./SHQIP.com