OP-ED Analiza

Në Damask goditi me saktësi “kirurgjikale”, në Gaza gabon shënjestër

New York Times
New York Times

Publikuar:

Rreth orës 5 pasditen e të hënës së kaluar, avionët izraelitë bombarduan objektiva në Siri, duke shkatërruar ambasadën iraniane në Damask dhe duke vrarë një oficer të lartë të Gardës Revolucionare iraniane.

Ishte një goditje “kirurgjikale”, nga ato që e kanë bërë ushtrinë izraelite objekt respekti dhe frike në Lindjen e Mesme.

Disa orë më vonë, e njëjta ushtri lëshoi raketa mbi një kolonë ndihme humanitare që lëvizte përgjatë bulevardit bregdetar të Rripit të Gazës. Një operacion kriminal që i mori jetën shtatë punëtorëve dhe dëmtoi më tej reputacionin ndërkombëtar të Izraelit.

Qeveria izraelite është e detyruar të pranojë një sërë gabimesh dhe anashkalimesh katastrofike që ccuan në atë incident dhe që është zotuar të kryejë një hetim të plotë.

Sulmi në tokë të huaj – dhe në të vërtetë në një qytet me qindra mijëra banorë – dhe sulmi trasgjik pasues në Gaza tani ngrenë pyetje serioze rreth rregullave që Izraeli po zbaton në luftën e tij me Hamasin.

Zyrtarët izraelitë ia atribuuan goditjen ndaj automjeteve të “Kuzhinës Qendrore Botërore” faktorëve të përbashkët të luftës; një fushëbetejë komplekse ku luftëtarët përziheshin me civilët, dukshmëria e reduktuar për shkak të natës dhe një objektiv në lëvizje.

Operacioni në ambasadën iraniane në Damask ishte saktësisht e kundërta; i planifikuar me përpikmëri, i ekzekutuar me saktësi të sekondës kundër një objektivi statik dhe me sa duket me miratimin e qeverisë.

Edhe vetë udhëheqja e Gardës Revolucionare pranon se Izraeli kishte njohur të plotë të situatës gjatë gjithë sulmit edhe pasi ambasadori u largua nga ndërtesa me njerëz të tjerë.

Ata e dinin gjithashtu se një takim i oferëve të lartë ushtarakë iranianë me luftëtarët palestinezë për të diskutuar luftën në të vërtetë u zhvillua në ambasadë.

Në vend të kësaj, analistët ushtarakë amerikanë thonë se Izraeli ka dhënë shpjegime të pamjaftueshme për atë që ndodhi në Gaza të hënën mbrëma. Shumë argumente se vrasja e punëtorëve humanitarë ishte rezultat tërësisht i parashikueshëm i taktikës “goditi së pari” të ndjekur nga izraelitët që nga dita e parë e pushtimit.

“Ushtarët e Forcës izraelite të Mbrojtjes në Gaza janë zotuar të vrasin sa më shumë luftëtarë të Hamasit në mënyrë që të munden”. tha profesor Yagil Levi, nga Universiteti i Hapur i Izraelit. “Më shpesh se sa jo, ky qëllim bie ndesh me parimet e mbrojtjes së civilëve të paarmatosur”.

Është fakt se disa nga automjetet që transportojnë ndihma humanitare në Rripin e Gazës shpesh shoqërohen nga roje të armatosura për të shmangur pritat, të cilat synojnë vjedhjen e furnizimeve.

Dronët që përdorin izraelitët për të monitoruar lëvizjet e kundërshtarëve të tyre nuk mund të dallojnë nëse personeli i sigurisë është ushtarak apo jo.

Sulmi erdhi pasi kolona me tre makina sapo kishte dorëzuar furnizimet në një magazinë dhe po kthehej në bazën e saj.

Të gjithë ata mbanin jelek me markën e organizatës së themeluar nga shefi i organizatës humanitare Jose Andres.

Ai, megjithatë, deklaroi se ushtarët e dinin për praninë e aktivistëve të “Kuzhinës Qendrore Botërore” në zonë, pasi organizata punon në bashkëpunim me izraelitët dhe se “ky nuk është aspak një moment fatkeq”.

/Shqip.com