Rozë

Ndjekësja e akuzoi se kopjon Bora Zemanin, Dalina Buzi i kthehet me fjalor banal

Dalina Buzi së fundi është gjendur në një situatë të sikletshme.

Ajo është akuzuar se ka kopjuar Bora Zemanin nga një fanse e saj.

“Ke filluar dhe veshjen alla stili i Bora Zemanit, harron se je mami asaj me moshë”, shkroi ndjekësja.

Kjo ka bërë që Dalina të këtë një reagim shumë të vrazhdë, madje edhe banal.

“Boo prandaj doja me i heq komentet për k*re si puna jote. E mirë varja i hapa tani, vazhdo”, i shkruan Dalina.

“Bravo për fjalorin sado mundohesh të bësh si e mirë dukesh se ti i urren gratë e bukura sidomos një maskiliste e thekur, bllokoji komentet sërish se nuk përballon dot opinionet ndryshe.”, replikon ndjekësja.

/Shqip.com