Ndeshja e fundit e kuqezinjëve

Me fillim nga ora 20:45, kombëtarja shqiptare e zhvillon ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Të udhëhequr nga Edoardo Reja, kuqezinjët do e presin në “Air Albania”, Andorën, shkruan Shqip.com.
Të dyja skuadrat i kanë humbur gjasat për tu kualfikuar në Katar dhe kjo do jetë një “përballje formale”.
Deri më këtë takim, Shqipëria ka grumbulluar 15 pikë dhe gjenden në vendin e tretë, ndërsa mysafirët pozicionohen në vendin e pestë.
Ekipi shqiptar, në nëntë ndeshje të zhvilluara ka arkëtuar pesë fitore, ndëra ka edhe katër humbje, kurse Andora ka vetëm dy fitore dhe shtatë humbje.

Sipas shumë raportimeve jo-zyrtare, kjo mund të jetë ndeshja e fundit e Edoardo Reja-s në stolin e trajnerit të kombëtares.
Për shkak të lëndimit jashtë kësaj ndeshje mbetet Berat Xhimshiti, i cili është i lënduar.
Ndeshjen e fundit Shqipëria e zhvilloi në “Wembley Stadium, ku u mposht nga Anglia me rezultat 5-0.
Të gjitha takimet që do zhvillohen sonte:
Irlanda Veriore – Italia
Zvicra – Bullgaria
Austria – Moldavia
Izraeli – Ishujt Faroe
Polonia – Hungaria
San Marino – Anglia /Shqip.com