Lajme

NATO: Nuk ka paqe të qëndrueshme në Evropë nëse Rusia fiton

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jenes Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përsëriti të premten se interesi i sigurisë i aleancës është të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në mbrojtjen kundër pushtimit rus.

Ai theksoi se nuk do të ketë një paqe të qëndrueshme në Evropë nëse Rusia fiton luftën.

“Mbështetja e Ukrainës është mënyra më e mirë për të rritur shanset për një zgjidhje paqësore,” u tha Stoltenberg gazetarëve përpara takimit të ministrave të jashtëm të Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC) në Bukuresht, i planifikuar të zhvillohet javën e ardhshme. 

Stoltenberg pritet gjithashtu të takohet me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe të diskutojë mbështetjen e mëtejshme ushtarake”.

Ndryshe, më shumë se 15,000 njerëz janë zhdukur gjatë luftës në Ukrainë.

/Shqip.com