Rozë

Naser Rafuna, i del në mbojtje Vedat Bajramit për skeçin “Haga”

Skeçi i publikuar nga aktori i njohur kosovar Vedat Bajrami “Haga”, ka ngjallur shumë reagime e diskutime.

Skeçi u publikua për nder të përvjetorit të pavarësisë, ku Vedat Bajrami, imiton ish-kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqin.

Lidhur me këtë skeç, në mesin e shumë atyre që kanë reaguar, është edhe aktori Naser Rafuna.

Rafuna, përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” i ka dal në mbrojtje humoristit, Vedat Bajrami.

“Përderisa “teprohet” me humor ndaj Mbretëreshës Elizabet e edhe Presidentit Amerikan, çka kemi ne, mos jemi të shenjtë? Jo.’, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i aktorit  Naser Rafuna.

“Vedat Bajrami , aktori dhe humoristi ynë i madh, pa marrë parasysh çka thonë tjerët…e përkrahi satirën tande në humorin e fundit. Tek e fundit, përderisa “teprohet” me humor ndaj Mbretëreshës Elizabet e edhe Presidentit Amerikan, çka kemi ne, mos jemi të shenjtë? Jo. Kështu që, keep going bruda. Demokraci-Kaq. Shpifja ndalohet e jo humori apo sarkazma e satira. Njerëzit kanë drejtë me u prekë, më e pëlqy humorin tënd apo mos me e dashtë e edhe me reagu po ti s’bën me u ndiku por me vazhdu si gjithë. Më fy nuk e ke fy askënd, e detyra jote është me i sjellë këto emocione. Veq përpara. ËIth love-shoku yt i fëmijërisë, kolegu Naser Rafuna.”