Rozë

Naser Rafuna i bën thirrje deputetëve: Votone Trustin, mos e prekni popullin në bukë

Aktori i njohur kosovar, Naser Rafuna i është bashkuar thirrjes për lejimin e tërheqjes së 30 për qind ka Trusti.

Ai I ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë, pasi sipas tij parat e Trustit janë të popullit dhe nuk duhet prekur buka e popullit.

“Këtë të enjte votohet tërheqja e 30% nga Trusti.

Janë kundër disa por jo kundër kur shpesh humben me miliona tona në Investimet të jashtme ku vetëm në periudhën janar-shtator 2022 janë humbur 107 milion euro, para të popullit , me përgjegjësi ndaj askujt.

Paret e popullit i takojnë popullit, leni pallavarat e votoni sepse populli është në krizë financiare.

Mos harroni, kush e prek ose e ka prek popullit në bukën e tij, ka ra në fund pusit” ka shkruar ai.

Ndryshe, Trusti është nesër në votim në Kuvendin e Kosovës.

/Shqip.com