Nadal: Asnjë lojtar nuk është më i rëndësishëm se një turne
Novak Djokovic – ishte tema kryesore e diskutimive – ditëve në fundit në botën e sportit.
Për tenistin serb dhe për dramën se a do të lejohet të luaj apo jo në “Austrilian Open” ka folur edhe kolegu i tij, Rafael Nadal.
Spanjolli ka thënë se, asnjë lojtar nuk është më i rëndësishëm se një garë.
“Nuk ka asnjë lojtar në histori që është më i rëndësishëm se një kompeticion. Nga këndvështrimi im ka shumë pyetje që duhet të marrin përgjigje.
Mendoj se do të jetë mirë që gjithçka të sqarohet shpejt. Secili zgjedh rrugën e tij. Unë e respektoj Novakun si njeri, sigurisht dhe si sportist, pa dyshim”, potencoi, Nadal ndër të tjera.
Rafael po ashtu shtoi se “unë me të vërtetë e respektoj atë, edhe nëse nuk jam dakord me shumë gjëra që ai bëri gjatë dy javëve të fundit”.
Djokovic është nëntë herë kampiom në Melbourne Park dhe një fitore tjetër atje këtë vit do të ishte titulli i tij i 21-të Grand Slam.
Djokovic është i barabartë në 20 fitore të mëdha me Nadalin dhe zviceranin Roger Federer, i cili nuk do luaj në Australi për shkak të lëndimit. /Shqip.com