Australia i anulon vizën Djokovicit, pritet dëbimi i tij
Publikuar:
(14.01.2022 09:19:52)
Australia i ka anuluar vizën tenistit serb, Novak Djokovic, për herë të dytë, duke mos lejuar kështu qëndrimin e tij si i pavaksinuar në vend, përcjell Shqip.com.
Ky vendim i ministrit të Emigracionit, Alex Hawke do të thotë se Djokovic tani do të përballet me dëbim nga Australia.
Por, tenisti e ka ende një mundësi për të nisur një sfidë tjetër ligjore për qëndrimin e tij në vend.
Ndërkaq, 34-vjeçari serb ishte planifikuar që të marrë pjesë në turneun “Australian Open” që fillon të hënën.
“Sot ushtrova fuqinë time… për të anuluar vizën e mbajtur nga Novak Djokoviq për arsye shëndetësore mbi bazën se ishte në interesin publik për ta bërë këtë”, tha ministri në një deklaratë./SHQIP.com