Lajme

Mustafa: Miliona euro po humbin nga vendimet joprofesionale të Qeverisë

Besian Mustafa, deputet i LDK-së
Besian Mustafa, deputet i LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka thënë se pas mbylljes së terminalit doganor në Merdare bizneset e regjionit të Llapit po bllokohen në terminalin afër Prishtinës.

Përmes një statusi në Facebook, Mustafa ka thënë se miliona euro janë duke humbur nga vendimet e Qeverisë.

“Pas mbylljes së terminalit doganor në Merdare bizneset e regjionit të Llapit dhe gjithë Kosovës bllokohen me orë të tëra në terminalin pranë Prishtinës. Miliona euro të humbura nga vendimet arbitrare joprofesionale të kësaj Qeverie! Çmimin final e paguajnë qytetarët, natyrisht”, shkroi Mustafa.

Sipas Mustafës “kjo Qeveri nuk ka as ide si të nxjerrë qytetarët dhe sektorin privat nga ky qorrsokak në të cilin i kanë futurë”.

Terminali doganor afër Prishtinës
Lexo edhe:
Tahiri: Zhvendosja e terminalit doganor nga Merdari, goditje e madhe për Podujevën

Dogana e Kosovës kohë më parë ka marrë vendim që terminali doganor i Merdarit të zhvendoset.

Për këtë kishte reaguar edhe deputeti dhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Sipas Tahirit vendimi për zhvendosjen e terminalit doganor nga Merdari është goditje e madhe për Podujevën./Shqip.com