Lajme

Tahiri: Zhvendosja e terminalit doganor nga Merdari, goditje e madhe për Podujevën

Shefi i Grupit të AAK-së, Besnik Tahiri
Shefi i Grupit të AAK-së, Besnik Tahiri

Deputeti dhe shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas vendimit që Dogana e Kosovës ka marrë për të zhvendosur terminalin doganor nga Merdari.

Sipas Tahirit vendimi për zhvendosjen e terminalit doganor nga Merdare është goditje e madhe për Podujevën

“Pas vendimit nga ana e Doganës së Kosovës për mbylljen e terminalit doganor në Merdar, kam pritur në takim shoqatën e shpediterëve vendorë dhe ndërkombëtar, të cilët kanë vepruar në këtë pikë doganore.

Ata ishin të shqetësuar nga ky vendim dhe shprehën mospajtimet e tyre me këtë vendim, ndërsa atyre ju sigurova që kërkesat e tyre do t’i adresoj në instancat e nivelit qendror” ka shkruar Tahri.

Lidhur me këtë vendim është deklaruar edhe Kryetari i Komunës së Podujevës që vjen nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.

Foto nga takimi midis Bulliqit dhe shoqatës

Bulliqi përmes një postimi në Facebook ka treaguar se sot gjatë ditës ka zhvilluar një takim me shoqatën e shpediterëve vendorë dhe ndërkombëtar, të cilët kanë vepruar në këtë pikë doganore.

“Pas vendimit nga ana e Doganës së Kosovës për mbylljen e terminalit doganor në Merdar, kam pritur në takim shoqatën e shpediterëve vendorë dhe ndërkombëtar, të cilët kanë vepruar në këtë pikë doganore. Ata ishin të shqetësuar nga ky vendim dhe shprehën mospajtimet e tyre me këtë vendim, ndërsa atyre ju sigurova që kërkesat e tyre do t’i adresoj në instancat e nivelit qendror” ka shkruar Bulliqi./Shqip.com