Lajme

Musliu: Nuk pritet që bujqit t’i marrin subvencionet para muajit tetor

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës lidhur me sektorin e bujqësisë.

Ai ka thënë se bujqit nuk mund t’i marrin subvencionet para muajit tetor.

“Procesi i korrje-shirjes me të gjitha pakënaqësitë e bujqve ka përfunduar dhe tani jemi në javën e fundit të korrikut. Duke pas parasysh rritjen e çmimeve dhe shpenzimet e shumta të bujqve sot u interesova të di se kur do ti marrin bujqit subvencionet për grurë. Në bazë të përgjigjejes qe mora nga Ministri nuk pritet qe bujqit ti marrin subvencionet para muajit tetor”, ka shkruar Musliu.

Lexo edhe:
Bujqit ankohen për rendimentin e grurit, synohet plotësimi i 70-të për qind të kërkesës

Tre javë më parë, Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kishte njoftuar se ka hapur periudhën e aplikimit për grante për vitin 2022.

Lexo edhe:
Lajm i rëndësishëm për bujqit e fermerët e Kosovës – hapen aplikimet për grante

Investimet në kuadër të këtij program kapin vlerën mbi 26 milionë euro./Shqip.com