Muriqi kalon Eto’on, bëhet transferimi më i shtrenjtë i Mallorcas
Publikuar:
(23.07.2022 12:39:15)

Reprezantuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është bërë transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit spanjoll, Mallorca.
Ai ka lënë pas legjendën e Barcelonës, Samuel Eto’on.

Sipas Marcas, Mallorca për “Piratin” ka paguar tetë milionë euro, plus bonuset, derisa Eto’o ka kushtuar vetëm 7.2 milionë.
Muriqi, u huazua te Mallorca në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në La Liga dhe ndihmoi Mallorcën të qëndronte në elitë ku në 16 ndeshje shënoi pesë gola e dhuroi tri asistime.
Derisa kosovari me Lazion në 49 ndeshje pati vetëm dy gola dhe dy asistime./Shqip.com
Top 5 transferimet më të shtrenjta të Mallorca
Vedat Muriqi, 8 milionë plus variabla.
Samuel Eto’o, 7.2 milionë euro.
Aritz Aduriz, 6 milionë euro.
Fernando Navarro, 6 milionë euro.