Ekonomi

Murati: Shtesat e muajit shtator dalin ditën e nesërme

Ministri i Transfereve dhe Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se shtesat prej 50 eurove për muajin shtator pritet të dalin gjatë ditës së nesërme.

“Në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, është edhe masa mbështetëse për sektorin publik që parasheh shtesën prej 50 euro/muaj, duke filluar nga muaji shtator. Sot, përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor. Kurse nesër pritet të ekzekutohet edhe shtesa retroaktive për muajin shtator”, ka bërë të ditur Murati në rrjetet sociale.

“Në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, është edhe masa mbështetëse për sektorin publik që parasheh shtesën prej 50 euro/muaj, duke filluar nga muaji shtator. Sot, përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor. Kurse nesër pritet të ekzekutohet edhe shtesa retroaktive për muajin shtator”

Mësimdhënësit kanë arritur të marrin të hënën pagën e tetorit së bashku me shtesën në vlerë prej 50 euro, megjithatë, nuk kanë marrë shtesën me të njëjtën vlerë për muajin shtator.

Kjo është konfirmuar nga Rrahman Jasharaj i SBASHK-ut, në një përgjigje për Shqip.com

Ai ka bërë të ditur se gjatë bisedave me mësimdhënësit, shtesa e shtatorit nuk u është dalë, por është kanë marrë vetëm shtesën e muajit tetor dhe se deri më tani, nuk kanë informata se përse ka ndodhur kjo.

Lexo edhe:
Mësimdhënësve nuk u del shtesa e muajit shtator

Rreth një muaj më parë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati, prezantuan pakon prej 100 milionë eurove për përballjen me infalcionin.

Lexo edhe:
Kurti-Murati prezantojnë pakon prej mbi 100 milionë euro ndihmë për këto kategori

Lidhur më këtë Kurti kishte bërë të ditur se për pensionistët do të ndahet shuma prej 100 euro, ndërsa për zyrtarët publik do të ndahet shuma nga 50 euro që nga muaji shtator.

/Shqip.com