Lajme

Kurti-Murati prezantojnë pakon prej mbi 100 milionë euro ndihmë për këto kategori

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministria i Financave, Hekuran Murati kanë mbajtur një konferencë për media.

Në këtë konferencë, i pari i Qeverisë është shprehur se në mbledhjen e fundit të Qeverisë ndamë 40 milionë euro për sektorin e energjisë, po ashtu punësimin e subvencionuam vazhdimisht.

Po ashtu Kurti është shprehur se si Qeveri e Kosovës kanë ndihmuar edhe bizneset.

“Për çdo muaj po shpërndajmë shtesa për lehona dhe fëmijët, rritëm pensionin 11% për disa kategori. Si Qeveri mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar qytetarët”, ka thënë Kurti.

Kurti ka bërë thirrje edhe njëherë për kursim të energjisë elektrike për shkak të gjendjes momentale.

“Për të gjithë ata që kursejnë energjinë elektrike do të ketë mbështetje që do të nis që nga muaji shtator”, ka thënë Kurti.

Po ashtu Kurti ka prezantuar pakon e re për përballjen e inflacionit.

Lidhur më këtë Kurti ka bërë të ditur se për pensionistët do të ndahet shuma prej 100 euro, për zyrtarët publik do t’i ndajmë nga 50 euro nga muaji shtator.

Po ashtu i pari i Qeverisë ka bërë të ditur se 80 % e qytetarëve janë të punësuar në sektorin privat.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se do të subvencionohet gjysma nga ana e pushtetit për tre muaj radhazi për biznesët që ngrisin pagat e punëtorëve.

“Do të kenë mbështetje. I bëj thirrje bizneseve dhe punëtorët që të bëhet kjo rritje e pagës. Dhe ne do të mbështesim për tre muajt e ardhshëm. Sa i përket studentëve, ne do të iu njoftojmë ditëve në vijim sa i përket formularit të aplikimit. Do t’i mbështesim qytetarët”, tha ai në një konferencë për media.

Po ashtu për studentët pritet të shpërndahen 100 euro./Shqip.com