Ekonomi

Mësimdhënësve nuk u del shtesa e muajit shtator

Ilustrim

Mësimdhënësit kanë arritur të marrin të hënën pagën e tetorit së bashku me shtesën në vlerë prej 50 euro.

Megjithatë, nuk kanë marrë shtesën me të njëjtën vlerë për muajin shtator.

Kjo është konfirmuar nga Rrahman Jasharaj i SBASHK-ut, në një përgjigje për Shqip.com

Ai ka bërë të ditur se gjatë bisedave me mësimdhënësit, shtesa e shtatorit nuk u është dalë, por është kanë marrë vetëm shtesën e muajit tetor dhe se deri më tani, nuk kanë informata se përse ka ndodhur kjo.

Edhe nga Sindikata e Shëndetësisë për Shqip.com ka konfirmuar se Qeveria ka ekzekutuar vetëm shtesat e muajit tetor ndërsa ato të shtatorit pritet të dalin nesër.

Rreth një muaj më parë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati, prezantuan pakon prej 100 milionë eurove për përballjen me infalcionin.

Lexo edhe:
Kurti-Murati prezantojnë pakon prej mbi 100 milionë euro ndihmë për këto kategori

Lidhur më këtë Kurti kishte bërë të ditur se për pensionistët do të ndahet shuma prej 100 euro, ndërsa për zyrtarët publik do të ndahet shuma nga 50 euro që nga muaji shtator.

/Shqip.com