Muharremaj: Sonte dy ekipe shqiptare do të shkëlqejnë në Prishtinë
Publikuar:
(25.08.2022 16:39:06)

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka zhvilluar takim me Kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu.
Ky takim ka ndodhur në prag të ndeshjes që pritet të zhvillohet sonte midis Ballkanit dhe Shkupit në kuadër të Ligës së Konferencës.
“Jam shumë i nderuar nga vizita e z.Visar Ganiu Kryetar i Komunës së Çairit – Maqedonia e Veriut. Sonte dy ekipe shqiptare do të shkëlqejnë në Prishtinë. I nderuar po ashtu që mu dha edhe fanella zyrtare e Ekipit të Shkupit”, ka shkruar Muharremaj.
Po ashtu pak minuta më parë Ballkani ka njoftuar se të gjitha biletat për ndeshjen e sotme tashmë janë shitur.
Ndeshja Ballkani-Shkupi zhvillohet sonte duke filluar nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokkrri” në Prishtinë./Shqip.com