Lajme

Peci viziton Gjakovën pas përmbytjeve, edhe këtë vit do realizojmë kompensimin e dëmeve në bujqësi

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci gjatë ditës së sotme ka qëndruar për vizitë në qytetin e Gjakovës.

Gjakova ishte njëra ndër qytetet e cila u përball me përmbytje pas reshjeve të shiut të cilat shkaktuan shumë probleme.

Lexo edhe:
Ministri Krasniqi viziton zonat e prekura nga përmbytjet në Gjakovë e Rahovec

Peci në takim me kryetarin e kësaj komune, Ardian Gjini ka premtuar kompensimin e dëmeve bujqësore.

“Vizitova sot Komunën e Gjakovës së bashku me zv. Ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Agon Dobruna, për tu parë më nga afër me dëmet e shkaktuara në bujqësi nga reshjet që mbizotëruan këtë fundjavë. Si Ministri, edhe këtë vit do realizojmë kompensimin e dëmeve në bujqësi”, ka bërë të ditur Peci.

Pamje nga vizita

Po ashtu Peci ka bërë të ditur se këto dëme do të kompensohen pas vlerësimit të raporteve që do t’i sjellin drejtoritë komunale për bujqësi.

Lexo edhe:
Gjini: Të gjitha ekipet emergjente janë vënë në shërbim të qytetarëve, për familjet e evakuuara, do të sigurojmë strehim

“Ne kemi të themeluar Komisionin për Dëme në Bujqësi i cili do të bëjë analizimin dhe vlerësimin e raporteve që vijnë nga Drejtoritë përkatëse”, ka thënë Peci.

Pamje nga vizita

Muaji nëntor do të jetë muaji ku edhe do të fillojnë ekzekutimi i pagesave për dëmet në bujqësi për vitin 2022 ka bërë të ditur më tutje Peci./Shqip.com