Lajme

MSH: Inspektoriati Shëndetësor ka kryer inspektimet në rezidencën që u sulmua e moshuara

Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në Shtëpinë e të Moshuarve “Orenda” në Pejë. 

Përmes një njoftimi MSH, ka bërë të ditur se Inspektoriati Shëndetësor të mërkurën ka qenë për inspektim në këtë institucion privat në të cilin jepen dhe shërbime të përkujdesit shëndetësor.

“Të arrestuarat dhe të përfshirët në ngjarje janë të profesionit infermiere, të licencuara nga Oda e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë. Pas inspektimit, Raporti i Inspektoriatit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë do t’i dërgohet Odës, institucion ky i pavarur, me qëllim marrjen e masave konform ligjit, statutit, rregullave dhe kodit etik në fuqi”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës në lidhje me rastin ka arrestuar tri infermieret.

Lexo edhe:
Kërkohet heqja e licencës së punës ndaj infermieres që abuzoi fizikisht të moshuarën në Pejë

/Shqip.com