Rozë

Mozzik konfirmon ribashkimin, bën dedikimin romantik për Loredanën

Loredana dhe Mozzik

Loredana dhe Mozzik janë emrat më të përfolur në mediat rozë në gjithë estradën shqiptare, shkruan SHQIP.

Ata përfliten për projektet e tyre që çdo herë kthen në hite dhe komentohen pa masë.

Ka kohë të gjatë që në mediat është përfolur për një rikthim të mundshme të qiftit në fjale, por asnjëri nga ta nuk janë deklaruar deri më tani.

Ata kanë vazhduar që të postojnë në krahë të njëri-tjetrit por asnjëherë nuk kanë pohuar asgjë.

E tashmë siç duket Mozzik ka vendosur ta thyej heshtjen, derisa ka postuar një fotografi të Loredanës në Instagram.

“Gjithçka që më duhet në këtë jetë mëkatare”, shkroi ai sipër imazhit ku shihet Loredana./SHQIP.com