Rozë

Mozzik dhe Noizy “përplasen” me komente

Noizy dhe Mozzik

Reperët e njohur, Mozzik  dhe Noizy kanë paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellin këngët e tyre me të re.

Në një postim në Instagram, Mozzik ka thënë se më këtë këngë do t’i thyej rekordet dhe do të jetë një tërmet.

Kjo gjë duket që nuk i ka pëlqyer reperit nga Durrësi, i cili është shfaqur i revoltuar dhe i bindur që po kopjohet.

“Nuk guxon robi me thonë që kam me trondit vendin se menjëherë fillojë tu t’kopju edhe statusat. Jo tërmet jo ç ‘tërmet” – ka deklaruar Noizy në Instagram.

Pas kësaj, nuk ka munguar as replika e Mozzikut, i cili këtë postim të reperit e ka quajtur “blla blla”, konkretisht llomotitje.

Nuk dihet pse ka ndodhur kjo “përplasje” në mes të artistëve në fjalë, por shumë fansa kanë shkruar që kjo mund të jetë edhe forma që ata të tregojnë që do të bashkëpunojnë së bashku në projektin e radhës./SHQIP.com