Rozë

Mozzik bën paralajmërimin e radhës: I ka ardhur koha

Mozzik

Mozzik tashmë ka bërë paralajmërimin e radhës.

Ai ka treguar se data e publikimit të albumit është afruar.

Kështu ka bërë të ditur vet reperi përmes disa postimeve duke lënë të kuptohet se ai mund të publikohet gjatë festës së Shën Valentinit.

“I ka ardh koha vallahi”, ka shkruar Mozzik në njëri postim, ndërsa në disa një tjetër ka uruar ditën e të dashuruarve.

Deri tani reperi ka zbuluar albumi mban titullin “Lamboziki” dhe do të ketë gjithashtu një bashkëpunim me vëllain e tij, Getinjo si dhe atë më Elvanën.

Ndryshe, ai së fundmi ka surprizuar Donald Veshaj në Big Brother ku ngjalli reagime të shumta./SHQIP.com