Rozë

Monika tregon se produksioni nuk ka lejuar që ta dërgojë Ilirin dhe Donaldin në nominime

Monika, Ilir dhe Donald

Monika është kritikuar shumë pse nuk ka vendosur në nominime Donaldin dhe Ilirin.

Kjo pasi ajo kishte mundësi ta bënte këtë.

Mirëpo siç duket jo çdo gjë është treguar para kamerave.

Këtë e ka sqaruar se fundmi edhe Monika në një nga intervistat e saj, ku u shpreh se nuk i dërgoi në nominim djemtë, pasi e dinte që produksioni nuk do ta lejonte, sepse sipas saj, nuk donin që t’i digjnin para kohe.

 “Ka qenë një moment brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” që të është dhënë mundësia të vesh në nominim dy banorët më të fortë të lojës: Ilirin dhe Donaldin. Nëse ti do të bëje këtë gjë, sot që jemi këtu, mbase do të flisnim për ty si fituese”, ishte pyetja drejtuar Monikës.

“Zgjedhja ishte shumë e shpejtë, Arbana nuk të linte as kohën për të vendosur. Nëse e mbani mend, unë u persekutova nga Iliri sepse shpëtova në atë kohë Trixën, edhe pse askush nuk rrezikohej në atë moment. Mendo çfarë mund të ndodhtë në prag të kësaj.

Ata kërkuan vetë të ishin në nominim me njëri-tjetrin dhe nuk ua lejoi produksioni. E kërkoi edhe Iliri edhe Donaldi dhe produksioni nuk ua dha mundësinë. Në atë moment e kuptova që produksioni nuk do që këta të digjen para kohe. Nëse do i kisha futur unë ata të dy në nominim, produksioni do më fuste mua sepse unë isha e panominuar”, u përgjigj Monika.

Ndryshe, fitues i këtij edicioni është shpallur Ilir Shaqiri.

Ai në finale ishte me Donaldin, Einxhelin dhe Beniadën./SHQIP.com