Rozë Ndërkombëtar

Momenti kur regjia e Eurovisionit ‘ia huq’ duke shfaqur Gjermaninë në vend të Ukrainës

Festivali i “Eurovision 2022” këtë vit u mbajt në Torino të Italisë.

Grupi Kalush Orchestra nga Ukraina me këngën “Stefania” arrit të jetë fituesi i edicionit ku falë votave nga publiku përmbysi ato të jurisë profesionale dhe u shpallën fitues.

Natyrisht që një mbrëmje kaq e madhe si ajo e finales dhe e përgatitur prej muajsh nuk mund të kalonte pa ndonjë defekt të vogël teknik.

Gjatë ritransmetimit të shkurtër të 25 këngëve finaliste, fansat vërejtën kur regjia gabimisht transmetoi pamje e delegacionit të Gjermanisë, në momentin kur po jepej kënga e Ukrainës.

Ky gabim teknik mendohet se ndodhi për shkak se kënga e Ukrainës ishte në renditje para asaj të Gjermanisë, me ç’rast regjia ka shfaqur më herët se sa duhet pamje e delegacionit të Gjermanisë.

Kujtojmë, se Shqipëria pas tri vitesh në finale këtë vit nuk arriti të kualifikohet në finalen e madhe. Ronela Hajati nuk u pa e denjë për përfaqësimin në Eurovision 2022./Shqip.com