Sport Ndërkombëtar

Momenti kur Gavi tegon klasin ndaj Xhakës dhe Shaqirit

17 vjeçari pati një paraqitje mbresëlënëse kundër “Hekvetikëve” mbrëmë.

Pablo Gavi është emri që jo më kot ka fituar besimin e trajnerit të Spanjës, Luis Enrique.

Të enjten, Spanja mori fitore minimale ndaj Zvicrës në Gjenevë, në kuadër të Grupit 2 të Ligës A të “Nations League”.

Ndër meritorët e arkëtimit të tre pikëve për iberikët ishte mesfushori i talentuar i Barcelonës, që në një sekuencë 5 apo gjashtë sekondëshe tregoi teknikën e përsosur ndaj Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës.

Pavarësisht përvojës që dy lojtarët shqiptarë kanë, spanjolli arriti që me lëvizje të thjeshta t’i tejkalojë.

Ishte fillimisht Shaqiri që përjetoi një lëvizje ‘rainboë’, para se Xhaka të mbes i ‘ngrirë’ para këmbëve me lidhëse të zgjidhura të Gavit.

Përndryshe, “La Furia Roja” me fitoren e djeshme tani pozicionohet e dyta në grup me pesë pikë, dy më pak se Portugalia e Ronaldos që kryeson si e para.

Kurse, ndeshja e radhës për ta është kundërRepublikës Çeke, ndërsa Zvicra pret liderët e renditjes. /Shqip.com