Rozë

Modelja shqiptare tregon pse nuk publikon foto me partnerin

Aurela Hoxha

Modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha ka disa muaj që është bërë nënë për herë të parë.

Ajo ka vendosur që të mos postonte foto të shtatzënisë, duke u përpjekur ta mbante disi larg vëmendjes së publikut.

Aurela ka thënë në emisionin  “Natën me Aulonën” se nuk ishte përpjekur vërtet ta mbante sekret pasi ka qenë edhe në Tiranë dhe nuk është fshehur.

Sa i përket mëmësisë, gjatë intervistës, Aurela u shpreh se ka zgjedhur të jetë gjithë kohën me të birin, Alaronin.

Aurela Hoxha me partnerin

“Kam zgjedhur të jem me të gjithë kohën. Çdo gjë, punë, projekt është në plan të dytë, sepse kështu kam zgjedhur të paktën për 7 muajt e parë. Është e lodhshme sigurisht. Por kur lind, ke energji të cilat ti nuk i mendoje se i kishe”, ka deklaruar ajo.

Sa i përket fotografive me partnerin, modelja u shpreh se partneri i saj nuk ka zgjedhur të ketë një jetë publike.

Lexo edhe:
E mbajti të fshehtë shtatzëninë, Aurela Hoxha poston fotot me beben në krahë

“Respekton zgjedhjet e mia dhe është totalisht zgjedhje e imja që ta publikoj kur ta ndjej dhe jo kur të kem presionin e publikut”, ka thënë ajo.

Aurela Hoxha

Aurela ka tashmë 6 vite që jeton me të dashurinë në Spanjë./SHQIP.com