Rozë

Modelja kosovare: Do investigoja Behgjet Pacollin, çfarë bën me gjithë ato para?

Modelja kosovare, Arbnora Ademaj, së fundmi në “Dance Albania” ka përformuar në rolin e agjentes së filmit “James Bond”.

Në një intervistë të shkurtër, ajo zbuloi edhe disa dëshira në rolin e saj si agjente e padukshme.

E pyetur se cilin personalitet do të investigonte, ajo u përgjigj pa hezitim.

“Do investigoja si e jeton jetën Behgjet Pacolli se çfarë bën me gjithë ato para”, tha ajo.

Ndryshe, ajo u diskualifikua nga gara e “Dance Albania” për herë të dytë.

/Shqip.com