Rozë

Modelja e njohur bëhet nënë e dy binjakëve

Ashley Graham

Modelja e njohur, Ashley Graham, sapo ka bërë të ditur se është bërë nënë e dy binjakëve.

Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, derisa fansat menjëherë reaguan për lajmin e marrë.

“Unë dhe Justin jemi shumë të lumtur që fëmijët tanë janë këtu tashmë”, ka shkruar ajo.

Tutje modelja shtoi: “Binjakët kanë lindur gjatë këtij mëngjesi në shtëpi, ndërsa jemi të lumtur që janë të shëndetshëm”.

Shtatzëninë ajo e kishte paralajmëruar në korrik të vitit të kaluar, derisa mori plot urime nga ndjekësit.

34-vjeçarja së bashku me bashkëshortin e saj, Justin Ervin, janë po ashtu prindër të një djali tjetër, që quhet Issac./SHQIP.com