Lajme

MPB-ja fton qytetarët që të vazhdojnë të regjistrojnë veturat e tyre në QRA-të përkatëse

Shefja e kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, znj. Jeta Tela sot së bashku me zyrtarë të tjerë nga kabineti vizituan Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Veri.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

“Shefja e kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, znj. Jeta Tela sot së bashku me zyrtarë të tjerë nga kabineti vizituan Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Veri. Gjatë kësaj vizite znj. Tela u njoftua për së afërmi me procesin e përgatitjes për regjistrimin e veturave dhe kthimin e targave nga ato ilegale në targat RKS” është bërë e ditur në njoftimin për media.

Lexo edhe:
Sveçla: Është sulmuar shtëpia e një rreshteri të Policisë së Kosovës pas ndryshimit të tabelave nga ato ilegale në legale

Po ashtu është bërë e ditur se Ministria e Punëve të Brendshme fton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që të vazhdojnë të regjistrojnë veturat e tyre në QRA-të përkatëse, duke përfituar nga lehtësirat e parapara në këtë proces i cili do të zgjatë deri me datën 31 tetor të këtij viti.

Lexo edhe:
Filloi procesi për regjistrimin e mjeteve nga targat ilegale në ato RKS

Rreth një javë më parë është bërë e ditur se në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve ka filluar procesi i regjistrimit të mjeteve nga targat ilegale në RKS.

Pamje nga vizita

Vetura e parë është regjistruar në Prizren./Shqip.com