Lajme

Sveçla: Është sulmuar shtëpia e një rreshteri të Policisë së Kosovës  pas ndryshimit të tabelave nga ato ilegale në legale

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se shtëpia e një rreshteri të Policisë së Kosovës është sulmuar pasi ky I fundit ka vendosur që bëjë ndryshimin e tabelave nga ato ilegale në legale.

“Mbrëmë shtëpia e rreshterit ku i kaloi tabelat nga ilegale në legale, është sulmuar dhe iu është vënë zjarri”, tha Sveçla

Sveçla ka bërë të ditur po ashtu se nga 1 shtatori të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Veturave janë të hapura.

“Që nga 1 shtatori të gjitha qendrat janë të hapura për të gjithë qytetarët që duan të marrin targa RKS. MPB ka bërë një fushatë që për t’i informuar qytetarët për këtë çështje” ka thënë Sveçla.

Po ashtu në këtë konferencë për media, i pari i MPB-së ka folur edhe për rastin e dhunimit të 11 vjeçarës.

Sipas Sveçlës 11-të vjeçarja është dhunuar për më shumë se një vit.

“Nuk bëhet fjalë as për dy raste, por bëhet fjalë për më shumë raste të dhunimit të të miturës 11-vjeçare. Sa më shpejt që është e mundur, të dalim me të gjitha të gjeturat e këtij rasti, jashtëzakonisht të rëndë. Në këtë rast janë të përfshirë qoftë Prokuroria, qoftë qendra për punë sociale, qoftë Policia e Kosovës, por edhe Agjencia e Kosovës për Forenzikë” ka thënë Sveçla.

Sveçla ka shtuar po ashtu se të gjithë hetusit policor të cilët janë të përfshirë në këtë rast duhet të thirren për tu marrë në pytje./Shqip.com