Ministria e Ekonomisë: Nuk do të ketë reduktime për bizneset
Publikuar:
(30.08.2022 17:29:45)

Ministria e Ekonomisë së Kosovës, ka njoftuar se që nga sot të gjitha bizneset e regjistruara nuk do të kenë reduktime të energjisë elektrike.
Megjithatë, u ka bërë thirrje që ta kursejnë rrymën.
“Ministria e Ekonomisë ka marrë vendim që konsumatorët me dalje të dedikuara për biznese të hyjnë në listën e konsumatorëve të mbrojtur. Rrjedhimisht, këta konsumatorë që nga fillimi i kësaj jave do të përjashtohen nga reduktimet e energjisë elektrike për aq sa është e mundur nga ana e Furnizuesit të Shërbimit Univerzal (FShU).”, shkruhet në njoftimin e ME-së.

Theksojmë që nga data 15 gusht Kosova ka hyrë në reduktime të energjisë elektrike si shkak i krizës energjetike.
Plani i reduktimeve është 6 orë me dhe 2 orë pa rrymë./Shqip.com