Lajme

Ministria e Bujqësisë zgjat afatin për pranimin e aplikacioneve të fermerëve

Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur se ka zgjatur afatin për pranimin e aplikacioneve të fermerëve për projektet e zhvillimit rural për vitin 2022.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga kjo ministri.

“Zgjatet afati ligjor për pranimin e aplikacioneve të fermerëve për Projektet e Zhvillimit Rural për vitin 2022 deri më datë 15 gusht 2022 ora 16:00”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Po ashtu është bërë e ditur se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë me datë 07 korrik 2022 ka hapur periudhën për aplikim për disa masa mbështetëse në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2022.

Investimet përmes këtij programi kapin vlerën prej  26,331,798.00 Euro.

Përmes këtij programi do të përkrahen projektet investive të fermerëve dhe agrobizneseve në gjithë territorin e Kosovës, thuhet më tutje në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë./Shqip.com