Lajme

Ministri Latifi thotë se nuk është në dijeni që stafi mbështetës i infermierëve të QKUK-së nuk janë paguar që dy muaj

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi nuk ka dijeni se që dy muaj nuk është paguar stafi mbështetës i infermierëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Për Shqip.com, Latifi ka deklaruar se do të interesohet për këtë çështje.

“Kjo është lajm për mua sot. Unë do ta konsideroj menjëherë. Kurrë nuk kam dëgjuar se punonjësit tonë nuk janë paguar”.

Në anën tjetër, Fitim Havolli, anëtar i kësaj sindikate, ka deklaruar se për këtë problem është njoftuar edhe ministri i MSh-së, Rifat Latifi por që, nuk kanë marrë përgjigje.

“Është e vërtetë që nuk e kanë marrë pagën e janarit por as të dhjetorit. E kemi njoftu në mënyrë individuale por edhe si grup ministrin, sekretariatin dhe MSh-në. Janë të njoftuar të gjithë institucionet zingjiror por ende nuk kemi marrë përgjigje”, u shpreh Havolli për Shqip.com.

Të enjten, Shqip.com ka raportuar se stafi mbështetës i infermierëve për epideminë nuk kanë marrë paga në dy muajt e fundit./Shqip.com