Rozë Ndërkombëtar

Miliarderja më e re në botë arrin 300 milionë ndjekës në Instagram

Instagram

Kylie Jenner është bërë femra e parë në botë që arrin 300 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram.

Kjo arritje e bën atë personin e dytë, pas futbollistit Cristiano Ronaldo (me 389 milionë), që arrin një numër kaq të lartë ndjekësish.

Më herët, Ariana Grande mbante pozitën e parë si femra më e ndjekur në Instagram.

Në shkurt të vitit 2019, këngëtarja mblodhi 146.5 milionë ndjekës, duke ia kaluar Selena Gomez, e cila kishte pozicionin e më të ndjekurit para yllit të muzikës pop.

Jenner e ka regjistruar këtë arritje në rrjetet sociale, pavarësisht se nuk ka postuar shumë në dy muajt e fundit./SHQIP.com